Kryhet procedura e parë, verifikohen mandatet e deputetëve
Janë verifikuar mandatet e 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ky është hapi i parë drejt konstituimit të Kuvendit. Kryesuesi i komisionit Adnan Rrustemi konfirmoi se kanë verifikuar të gjitha mandatet e deputetëve. Raportin për verifikim e votuan 120 deputetë.