Kryeziu: Procesi i dialogut s’duhet të lidhet vetëm me qeverinë dhe kryeministrin - NACIONALE

Kryeziu: Procesi i dialogut s’duhet të lidhet vetëm me qeverinë dhe kryeministrin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-zëvendësministri i Integrimit Evropian, Taulant Kryeziu, ka vlerësuar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përqendrohet rreth marrëveshjes finale dhe ligjërisht të obligueshme, e cila në epiqendër të saj ka njohjen.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të zhvillohet në premisa të respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Takimi i sotëm në #Bruksel duhet të përqendrohet në kornizën e marrëveshjes finale dhe ligjërisht të obligueshme që ka epiqendër të saj njohjen e pastër de jure dhe të pakthyeshme. Ai është hapi vendimtar në rregullimin afatgjatë dhe paqësor të raporteve ndërkombëtare me Serbinë. Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, duhet të zhvillohet në premisa të respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Konsensusi shoqëror dhe politik duhet të ndërtohet përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, gjithmonë duke respektuar rrugën juridiko-kushtetues të procesit për të ardhur deri te një konsensusi politik, dhe jo e kundërta”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ky proces nuk duhet të ndërlidhet vetëm me Qeverinë dhe kryeministrin aktual.

Procesi i dialogut duhet të mos lidhet vetëm me qeverinë dhe kryeministrin, ky është një procesi që nuk i takon vetëm një qeverie, një koalicioni e aq më pak nuk i takon një partie. Ky është proces që i takon gjithë shoqërisë kosovare. Rreth kësaj temë duhet të gjithë të bëhemi bashkë dhe të kemi një qëndrim të unifikuar, me një ofertë sa më konkrete qe ruan shtetësinë e Kosovës , e që në fund të rezultojë me një marrëveshje pozitive, e cila do t’i jep frymë rrugës evropian të vendit tonë. Por nuk guxojmë assesi që presioni për arritjen e marrëveshjes të dëmtoj substancën e saj”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme