Kryeziu për Qeverinë Kurti: Më e kapura nga militantizmi e klientelizmi - NACIONALE

Kryeziu për Qeverinë Kurti: Më e kapura nga militantizmi e klientelizmi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analistja politike, Laura Kryeziu, ka thënë se nuk kemi pasur asnjëherë asnjë qeveri me të kapur nga militantizmi e klientelizmi se kjo e tanishmja.

Kryeziu për Rubikonin e Adriatik kelmendit, ka thënë se është krijuar një perceptim që sa herë që ka ndonjë vendim që nuk është në përputhje me bindjet e qeverisë, atëherë partia në pushtet vazhdon me propagandën se çdo gjë është e kapur.

Derisa në praktikë nuk e kemi pasur asnjëherë asnjë qeveri që është më e kapur në formën e militantizmit, nepotizmit, klientizmit që e kemi tani në këtë qeveri. Në qoftë se çdo institucion që është krijuar 20 vjet para se ta merte VV-ja pushtetin, shikohet si armik”, tha ajo.

Ngelizhenca që të mos respektohen vendimet e gjykatës, ne e kemi edhe mosrespektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ministrinë e Arsimit. Gjykata Kushtetuese ka mundur ta dënojë dhe të sjellë vendim, por është respektuar dhe njerëzit kanë hapur rrugë e kanë dhënë dorëheqje”, tha Kryeziu.

Tutje, ajo ka kritikuar Qeverinë për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të ngjashme