Kryeziu: Nëse tash e japim Asociacionin, çka do të japim në marrëveshje finale? - NACIONALE

Kryeziu: Nëse tash e japim Asociacionin, çka do të japim në marrëveshje finale?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-zëvendësministri në Qeverinë Kurti I, Taulant Kryeziu, e ka ngritur një pyetje/shqetësim në lidhje me propozimin evropian (franko-gjerman) për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i vendit Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq pritet që nesër ta zyrtarizojnë pranimin eventual të propozimit evropian në Bruksel.

E kjo e ka shqetësuar ish-zëvendësministrin Kryeziu, që nënkupton se Kosova në këtë formë po i lëshon rrugë një koncesioni tjetër madhor ndaj Serbisë për të marrë njohjen.

“Çdo marrëveshje pa njohjen de jure i bie të jetë marrëveshje e ndërmjetme, dhe jo përfundimtare. Nëse tash duhet dhënë Ascociacionin aq më tepër me kompetenca që ndërrojnë formën e shtetit të Kosovës, si dhe ekstraterritorialitetin e Kishës Ortodokse Serbe, shtrohet PYETJA se çka do të duhet të japim për marrëveshjen finale me njohjen de jure?” – shkruan ai në profilin e tij në Facebook.

Një gjë të tillë e ka potencuar edhe profesori amerikan Edward P. Joseph, që ishte shprehur se duke pranuar Asociacionin, Kosova praktikisht po e humbte të vetmen mundësi kushtëzimi për të marrë njohjen nga Serbia.

Lajme të ngjashme