Kryeziu ironizon keq me ngërçin politik, hap konkurs për deputetë të rinj - NACIONALE

Kryeziu ironizon keq me ngërçin politik, hap konkurs për deputetë të rinj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Instituti të Kosovës për Demokraci, Ismet Kryeziu, ka ironizuar me ngërçin politik në vend.

Duke u tallur me deputetët, të cilët që 47 herë nuk po mund ta konstituojnë Kuvendin, ai e ka hapur një konkurs për deputetë të rinj.

Në njoftimin e tij ka treguar kriteret që duhet t`i plotësojë një deputet.

“Deputet/e qe nuk i nenshtrohet liderit e partise, por i sherben interesit publik. #ShtetiNePauze”, ka shkruar Kryeziu.

Lajme të ngjashme