Kryetari i Zubin Potokut: Jam i gatshëm të jap dorëheqje - NACIONALE

Kryetari i Zubin Potokut: Jam i gatshëm të jap dorëheqje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka marrë një vendim gjatë ditës së djeshme për caktimin e një Grupi Punues që do të hartonte Udhëzimin Administrativ për caktimin e procedurave që përmes një iniciative do të largonte kryetarët e komunave në veri të vendit.

Në lidhje me këtë ka folur kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili është shprehur i gatshëm të japë dorëheqje.

Ai për RTV Dukagjini, tha se interesi shtetëror dhe ai i qytetarëve është prioritet për të.

“Unë jam i gatshëm të japë dorëheqje, nëse është prioritet interesi shtetëror, do të jem përkrah interesave të qytetarëve. Ky vendim megjithatë është i organeve të qeverisë dhe çfarëdo forme do i përshtatem”, ka thënë Zeqiri.

Lajme të ngjashme