Kryetari i Vushtrrisë: Do të ketë zero tolerancë për ngacmimet seksuale në shkolla - NACIONALE

Kryetari i Vushtrrisë: Do të ketë zero tolerancë për ngacmimet seksuale në shkolla

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot është raportuar se është suspenduar një mësimdhënës në Vushtrri mbi dyshimet se ka ngacmuar seksualisht një filloriste në klasë të gjashtë.

Rreth këtij rasti ka folur Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili tha për Klan Kosova se këtë lajm e ka përjetuar me shqetësim të madh.

Idrizi shtoi se në shkolla nuk do të ketë asnjë tolerancë rreth ngacmimeve.

Jashtëzakonisht e kam pritur me shqetësim dhe indinjatë. E gjykoj si rast. E kam thënë edhe më herët se do të ketë zero tolerancë për çdo rast që ndodh nepër shkolla”, tha Idrizi

Lajme të ngjashme