Kryetari i Suharekës: Ministrat e Kurtit s’e hapin kurrë telefonin
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka deklaruar që disa ministra të Qeverisë së Kosovës nuk e hapin telefonin asnjëherë.
Këto deklarata, ai i ka bërë në KTV, ku ka thënë edhe emailat madje, “herë i kthejnë, e herë s’i kthejnë”.
“Respektoj çdo qeveri, krejt ministrat i pres në aspektin protokollar. Por me këtë qeveri, ndoshta është komunikimi më i dobët se qeveritë e kaluara. Jo vetëm unë, por edhe disa prej kryetarëve të komunave besojmë se jemi injoruar. Kjo ndryshon prej qeverive të kaluara. Në qeveritë e kaluara, kam thirr ministra në telefon në ora 22 apo 23 të natës. Tash, nuk e hapin asnjëherë telefonin ministrat. Ndoshta i kanë mënyrat më zyrtare. I shkruajmë emaila, herë na kthejnë, e herë s’na kthejnë.” – u shpreh ai.
Muharremaj ka folur edhe për ndarjet buxhetore, pasi komunës që drejton ai iu ndanë vetëm 100 mijë euro.
“Ashtu kanë menduar, ashtu kanë bërë, ne vazhdojmë me punët tona. Nuk i përulem në gjunjë, vazhdojmë me projektet tona.” – ka deklaruar ai.