Kryetari i LDK-së viziton “StarLabs” dhe “Shkollën Digjitale në Prishtinë”: Diskutohet rreth potencialit të IT-së në Kosovë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot “StarLabs” dhe “Shkollën Digjitale në Prishtinë”, kompani dhe shkollë të themeluara nga Hana Qerimi dhe Darsej Rizaj në vitin 2017. Abdixhiku ka thënë Qerimi dhe Rizaj janë udhëheqës të dy kompanive të suksesshme, “StarLabs” dhe “Shkolla Digjitale në Prishtinë”.
Këto kompani, shkruan Abdixhiku, janë nisur në vitin 2017 dhe aktualisht punësojnë mbi 200 punëtorë me mosha mesatare 23 vjeç, të cilët kanë paga katërfish më të larta se mesatarja në Kosovë.
Abdixhiku theksoi potencialin e madh që sektori i IT-së ka sot në Kosovë dhe bisedoi me Qerimin dhe Rizajn për mundësinë e amplifikimit të modelit shkollor në gjithë sistemin edukativ të Kosovës.
Ata diskutuan për themelimin e një fondi kombëtar për modernizimin e laboratorëve shkollor, krijimin e ligjëruesve programerë dhe futjen e lëndës së kodimit në edukimin fillor. Abdixhiku e vlerësoi teknologjinë informative si zgjidhje për të ardhmen e të rinjve në Kosovë.