Kryetarët serbë të veriut dalin me deklaratë: Duam Asociacion, e përkrahim Vuçiqin - NACIONALE

Kryetarët serbë të veriut dalin me deklaratë: Duam Asociacion, e përkrahim Vuçiqin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendet Komunale të komunave veriore të Kosovës, kanë përmbyllur takimin që e zhvilluan sot.

Pas mbledhjes, kryetarët serbë të komunave kanë dalur me një raport ku i kanë dhënë përkrahje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Madje, kanë kërkuar edhe krijimin e Asociacionit.

Në deklaratën e përbashkët kërkohet që bashkësia e komunave serbe të formohet sa më shpejt dhe pa vonesë, siç përcaktohet me marrëveshjet e Brukselit. “Është nevoja e popullit serb për të mbrojtur të drejtat tona kolektive përmes Asociacionit”, thuhet në dokument të publikuar nga gazeta KosovoOnline.

Kryetarët serbë kanë kritikuar institucionet e Kosovës, për siç thanë, dërgimin e Njësive Speciale në këtë zonë, duke kërkuar edhe reagim nga KFOR-i.

“Ne, përfaqësuesit politikë, do të jemi gjithmonë përballë popullit tonë dhe do të luftojmë për paqen dhe të drejtën e tij për një jetë të denjë. Ne i sigurojmë qytetarët se kemi marrë garanci të qarta dhe të forta nga presidenti ynë, Aleksandar Vuçiq se nuk do të lejohen persekutimet e popullit tonë dhe se populli serb nuk do të jetë i vetëm në këto kohë të vështira dhe sfiduese”, tha njëri nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Krejt në fund, ata e kanë përsëritur qëndrimin se janë të gatshëm të largohen nga institucionet e Kosovës.

Lajme të ngjashme