Kryesindikalisti i sektorit privat i shkruan letër Kurtit e Muratit, e ka edhe një kërkesë - NACIONALE

Kryesindikalisti i sektorit privat i shkruan letër Kurtit e Muratit, e ka edhe një kërkesë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas publikimit të koeficientit për sektorin publik, kanë reaguar punëtoret teknik dhe të sigurimit fizik qe janë të punësuar nga sektori privat, por punojnë për institucione publike.

Kryetari i Federatës Sindikale e punëtoreve Teknikë të Sektorit privat të Kosovës, Jusuf Azemi, i ka dërguar një letër kryeministrit Albin Kurti, dhe ministrit të Financave, Hekuran Muratit, ku ka kërkuar që punëtoret teknikë dhe të sigurimit që kryejnë shërbime për institucionet publike të paguhen bazuar në koeficientin që për ta është caktuar në Ligjin e pagave.

Azemi i ka bërë thirrje qeverisë, që këta punëtore të mos diskriminohen.

“Pas caktimit të vlerës së koeficientit për Ligjin e pagës, ne Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK), pa hy në analiza se a është vlerë e mjaftueshme, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet tona publike që ne kryejmë shërbime për ju, si për shembull, punëtorë teknikë dhe ata të sigurimeve fizike, në spitale, ambulanta, qendra të mjekësive familjare, ministri, fakultete, shkolla fillore dhe të mesme, që pagat tona të jenë konform koeficientit që ju e keni përcaktuar, pasi që ne kryejmë shërbime për sektorin publik.”- thuhet në letrën e dërguar nga Azemi, drejtuar Kurtit e Muratit.

Lajme të ngjashme