Kryesindikalisti i Policisë: Duhet 5 milionë që të rregullohet çështja e sigurimit shëndetësor - NACIONALE

Kryesindikalisti i Policisë: Duhet 5 milionë që të rregullohet çështja e sigurimit shëndetësor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë, në KTV, ka deklaruar se duhen rreth pesë milionë euro në vit, që të mund të adresohet çështja e sigurimit shëndetësor.

“Do të ishte nder për secilën qeveri që ta bënte Policinë e Kosovës me sigurim shëndetësor. Ligji për sigurinë shëndetësore do të ishte nder. Për një vit, sigurimi shëndetësor mund të bëhet me rreth 5 milionë euro, për Policinë e Kosovës, nuk është një shumë e papërballueshme”, ka thënë ai.

Kujtojmë që dje njësiti special i Policisë së Kosovës (FIT) ka protestuar para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar rritje të shtesave.

Lajme të ngjashme