Kryeshefja e USAID'it udhëton për në Kosovë dhe Serbi, do t'i inkurajojë palët "t'i qëndrojnë normalizimit të marrëdhënieve"
Në Kosovë dhe Serbi do të udhëtojë kryeshefja e zhvillimit ndërkombëtar të ShBA’së (USAID), Samantha Power, për t’u takuar me liderët politikë, njoftoi agjencioni ndërkombëtar i lajmeve Associated Press, ndërsa vizitën e jep në dritën e tensioneve dhe marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve të arritur në Ohër.
Samantha Power, siç raporton AP, do të jetë kryeshefja e parë qe Agjencisë Ndërkombëtare për Zhvillim të ShBa’që që udhëton për në Beograd, vend ky “që mirëmban marrëdhënie të ngushta historike dhe kulturore me Rusinë”.
Kryeshefja e USAID’it të zhvillojë takime me krerët më të lartë të të dyja shteteve, ku edhe do t’i inkurajojë palët që t’i qëndrojnë rrugës për normalizim të marrëdhënieve dhe vazhdimësisë së rrugës së integrimeve evropiane.
Ajo “do të nënvizojë mbështetjen e USAID’it për rrugën evropiane të Serbisë përmes partneritetit për të forcuar rritjen ekonomike dhe zhvillimti demokratik”, ka thënë USAID në një komunikatë që citon AP.
“Power do të jetë zyrtarija e parë e lartë eqeverisë amerikane që do të udhëtojë në rajon që kur Bashkimi Evropian ndërmjetësoi një takim midis krerëve të dy qeverive javën e kaluar në Bruksel, duke i inkurajuar ata që të kthehen në dialog paqësor”.
Gjithashtu, zyrtarja e lartë do të takojë edhe në Kosovë edhe në Serbi pjesëtarë të shoqërisë civile, liderë të bizneseve, gazetarë dhe të t jerë, përfshirë edhe ish-lojtarin serb të NBA’së, Vlade Divac, dhe atletë të tjerë.
Para një viti Samantha Power kishte takuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilit ia kishte rikonfirmuar “mbështetjen e palëkundur e USAID-it për aspiratat demokratike dhe ekonomike të vendit dhe rrugën e tij evropiane dhe euroatlantike”.
“Kryeministri Kurti nënvizoi miqësinë dhe partneritetin e thellë mes popujve të të dy vendeve dhe Administratorja Power e njohu kryeministrin Kurti për lidershipin proaktiv të Kosovës për të adresuar ndryshimet klimatike dhe për të forcuar sigurinë afatgjatë energjetike”, thuhej në komunikatën e USAID-it.
“Administratorja dhe kryeministri Kurti diskutuan për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me ekonominë e Kosovës, e cila pati rritje dyshifrore vitin e kaluar, dhe folën për mënyrat se si USAID-i dhe diaspora e Kosovës në Shtetet e Bashkuara mund të mbështesin përparimin e mëtejshëm ekonomik në vend. Administratorja Power gjithashtu njohu Qeverinë e Kosovës për hapat e fundit për përmirësimin e transparencës dhe kundër korrupsionit”.
Ajo gjithashtu e kishte falënderuar Kosovën që pranoi të presë përkohësisht afganët që i nënshtrohen procesit për hyrje të mundshme në Shtetet e Bashkuara./Nacionale/