Kryeprokurori Isufaj takon kongresistë amerikanë, diskutojnë për thellim të bashkëpunimit - NACIONALE

Kryeprokurori Isufaj takon kongresistë amerikanë, diskutojnë për thellim të bashkëpunimit

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, dhe prokurori Naim Abazi, janë pritur në takime pune nga anëtarë të Kongresit Amerikan.

Gjatë vizitës zyrtare në ShBA ata janë pritur nga kongresmenët Pat Fallon, Zach Nunn, Robert Aderholt dhe John Moolenaar.

Sipas njoftimit të prokurorisë, në këto takime është diskutuar për sundimin e ligjit në Kosovë.

“Gjatë takimeve është diskutuar për sundimin e ligjit në Kosovë, rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe në ngritjen e kapaciteteve. Kongresistët amerikanë shprehën mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe përkrahjen konkrete në përpjekjet për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjatë këtyre takimeve, siç njofton PSRK, Isufaj dhe Abazi, të shoqëruar nga Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sami Istrefi, thuhet se kanë riafirmuar përkushtimin institucional të Republikës së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë.

Lajme të ngjashme