Kryeprokurori i Ferizajt: Rrugët për në Shtërrpcë janë të bllokuara, pas pak fillon intervistimi i të dyshuarit - NACIONALE

Kryeprokurori i Ferizajt: Rrugët për në Shtërrpcë janë të bllokuara, pas pak fillon intervistimi i të dyshuarit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shkuri Jasharaj, në një prononcim dhënë për Nacionalen, ka konfirmuar se rrugët që çojnë në Shtërpcë janë të bllokuara, e se për pak pritet të fillojë intervistimi i të dyshuarit.

“Rrugët janë të bllokuara, në dy anët. Nuk mund të shkohet në Shtërpcë, pasi janë bllokuar rrugët, në dy anët. I dyshuari tashmë është në stacion, dhe pritet për pak të fillojë intervistimi i tij.” Ka thënë Jasharaj.

Tutje ai ka konfirmuar se mosha e të plagosurve është 11 dhe 21 vjeç.

“Mosha u ngatërrua njëherë, por zyrtare është se ata janë 11 dhe 21 vjeçar.” - ka thënë kryeprokurori.

Kujtojmë se i dyshuar kryesor deri tash për aktin është një pjestar i FSK-së.

Lajme të ngjashme