Kryeneçësia e Kurtit: Deputetët e opozitës flasin sot në Kuvend për grevën
Edhe 10 ditë, bëhen fiks 1 muaj që kur sindikatat në Kosovë, kanë filluar grevën. Që nga kjo periudhë, sindikatat tek të martën kanë zhvilluar edhe takimin e parë me kryeministrin Kurti. Takim ky, i cili u prit nga krerët grevist, që sa e sa kohë.
Pikërisht për këtë, sot në Kuvendin e Kosovës, pikë e rendit të ditës do të jetë kjo tëmë. E cila u propozua nga Partia Demokratike e Kosovës, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ditë më parë.
Shefi i Grupit Parlamentar, të kësaj partie më të madhe opozitare, Abelard Tahiri kishte deklaruar se kryeneçësia e kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë, po i bën dëm të madh arsimit dhe nxënësve.
“Kjo është java e tretë që do të duhej të fillonte mësimi dhe si rezultat i një kryeneçësie i një kryeministri dhe nga qeveria, pra mungesë të një dialogu social me sindikatat, kemi ardh në një situatë ku greva po vazhdon dhe ata që po humbin janë fëmijët tanë. Kjo kryeneçësi po i bën dëm të madh arsimit dhe nxënësve në vendin tonë. Shpresojmë që deri të enjten të gjendet një zgjidhje dhe të kthehen mësimdhënësit në punën e tyre, nxënësit në banka shkollore dhe të fillojë mësimi”, kishte deklaruar Tahiri të hënën, pas mbledhjes së kryesisë.
Shefi i grupit parlamentar, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, konsideroi se gjendja aktuale në Kosovë është e jashtëzakonshme.
“Gjendja në sektorin publik dhe privat është shumë rëndë, duke qenë se jemi dakorduar që tema e grevës është një temë e rëndësishme për grupin e AAK-së gjendja është e jashtëzakonshme. Në këtë sesion vjeshtor i kemi disa prioritete, njëri ndër to është ligji i pagave”, deklaroi ai.
3 javë grevë, asnjë marrëveshje
Pa rezultat, përfundoi takimi i së martës, mes kryeministrit Albin Kurti dhe sindikalistëve, duke mos e përfunduar grevën tashmë 3 javore të BSPK-së. Sektori i arsimit, do të vazhdojë grevën, me fëmijët që po humbin shkollimin e tyre, ndonëse viti shkollor zyrtarisht nisi me 1 shtator.
Greva e mësuesve dhe e një pjese të zyrtarëve publikë të institucioneve të Kosovës të organizuara nga SBAShK dhe BSPK, tashmë ka hyrë në javën e tretë dhe bazuar në deklaratat e akterëve kryesorë që duhet ta zgjedhin këtë çështje, sindikatave dhe qeverisë, grevës nuk po i shihet fundi.
Sindikatat po kërkojnë që të paguhen 100 euro, deri në miratimin e Ligjit për Paga. Në anën tjetër Qeveria është deklaruar se 50 eurot e ndara, janë të mjaftueshme.