Kryeministrit Kurti i shtrohet tepihu i kuq në Gjilan
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar komunën e Gjilanit.
Kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, i cili vije nga Lëvizja Vetëvendosje, ia ka shtruar tepihun e kuq shefit të tij partiak.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është thënë se kryeministri do t’i vizitojë punimet në fillimin e rrugës “Hamdi Kurteshi”.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, viziton Komunën e Gjilanit, ku do të takohet me kryetarin Alban Hyseni. (Zyra e kryetarit, Gjilan. Prononcimi për media në ora 09:15) Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do t’i vizitojë punimet në fillimin e rrugës “Hamdi Kurteshi”. (Ora 09:30)”, është thënë në njoftim.