Kryeministri pyetet ku i jeton bashkëshortja dhe vajza: Edhe në Prishtinë, edhe në Oslo - NACIONALE

Kryeministri pyetet ku i jeton bashkëshortja dhe vajza: Edhe në Prishtinë, edhe në Oslo

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se bashkëshortja e tij dhe e bija, jetojnë edhe në Prishtinë edhe në Oslo.

Kjo pyetje iu shtrua atij nga një gazetare në konferencën për media, që po vijon edhe aktualisht.

Fillimisht, kryeministri Kurti nuk u përgjigj në lidhje me një çështje të tillë, megjithatë, më vonë vendosi t’i thotë pak fjalë.

Ai deklaroi se bashkëshortja dhe e bija, i jetojnë “edhe në Prishtinë, edhe në Oslo”.

“Gruaja ime dhe vajza ime jetojnë edhe në Prishtinë edhe në Oslo, jetojnë në dy vendet. Edhe kur janë ato këtu, edhe kur nuk janë, unë jam paqësor.”tha ai.

Lajme të ngjashme