Kryeministri Kurti sot ka ditëlindjen, ia uron edhe gazetari i njohur: Urime, o Luan - NACIONALE

Kryeministri Kurti sot ka ditëlindjen, ia uron edhe gazetari i njohur: Urime, o Luan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot feston ditëlindjen.

I pari i qeverisë ka mbushur 48 vite. Kurti ka lindur më 24 mars të vitit 1975 në Prishtinë.

Kjo ditë e veçantë për shefin e qeverisë i është kujtuar edhe gazetarit Vehbi Kajtazi.

Ky i fundit, në mënyrë ironike e ka uruar kryeministrin Kurti, duke e quajtur Luan.

“Urime ditelindjen o Luan. Te paçim per jete!”, ka shkruar Kajtazi në profilin e tij në “Facebook”.

Kurti për herë të dytë është kryeministër i Kosovës.

Prej kohës si student, ai është marrë me aktivitete politike. Ishte prej protagonisteve kryesor të demonstratave të studentëve në vitin 1997, ku ishte në kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Gjatë luftës, në verën e vitit 1998, ai ishte angazhuar si Sekretar në Zyrën e Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila udhëhiqej nga veprimtari Adem Demaçi.

Për shkak të këtij aktiviteti, ai ishte burgosur nga forcat serbe.

Pas luftës, ai kishte themeluar Lëvizjen Vetëvendosje për të vazhduar aktivitetin politik.

Lajme të ngjashme