Kryeministri Kurti: Beogradi po i nxitë dhe frikëson serbët e Kosovës që të braktisin institucionet tona
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përkundër faktit që nuk është regjistrua ende asnjë vendim që nga fillimi i zbatimit për targa, Beogradi ka nxitur dhe frikësuar serbët e Kosovës që të largohen nga institucionet e Kosovës.
Kurti përsëriti thirrjën ndaj serbëve të Kosovës që të mos i braktisin institucionet e vendit.
"Asnjë incident nuk është regjistruar që nga fillimi i zbatimit të vendimit tonë të shkallëzuar për targat e veturave. Përkundër kësaj, Beogradi i ka nxitur dhe frikësuar serbët e Kosovës që të braktisin institucionet tona. Bashkëqytetarë të mi, ju bëj thirrje që të mos bojkotoni dhe të mos largoheni nga institucionet tuaja." - shkroi Kurti në Twitter.
Not one incident has been registered since the implementation of our scaled decision on car plates began. In spite of this, Belgrade has incited & intimidated Kosova Serbs into abandoning our institutions. My fellow citizens, I urge you not to boycott or leave your institutions. pic.twitter.com/CTf12ofK07
— Albin Kurti (@albinkurti) November 5, 2022