Kryeministri i Luksemburgut: Jemi këtu për të dëgjuar, jo për të gjykuar - NACIONALE

Kryeministri i Luksemburgut: Jemi këtu për të dëgjuar, jo për të gjykuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka bërë me dije së bashku me kryeministrin e Holandës janë në Prishtinë për të dëgjuar.

Në konferencën e përbashkët, pas takimit me kryeministrin Kurti, ai ka kërkuar deeskalim të situatës në veri.

“Jemi këtu sepse dëshirojmë të dëgjojmë. Kur është planifikuar ky udhëtim nuk kemi pritur që këto tensione që janë në rajon të jenë. I thamë edhe Albinit nuk jemi këtu për të gjykuar, por jemi këtu për të dëgjuar dhe të mundohemi të ndërtojmë ura, të cilat janë në mes fqinjëve nganjëherë nuk janë të lehta për tu ndërtuar”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se marrëveshjet e dialogut duhet të zbatohen për të evituar përshkallëzimin e situatës.

Ne dje ishim në Beograd dhe sot jemi në Prishtinë. Është e rëndësishme për ne që e dimë që ka udhërrëfyes për dialog e ai është Lajçak. Ne duhet të largojmë çdo mundësi për kriza të mundshme të cilat më së shumti i vuan populli. Ju mund të llogarisni në ne. Për ne është e rëndësishme të besojmë në punën e lehtësuesve të BE-së. Është mirë të ketë dialog të hapur”, ka thënë ai.

Ai ka rikujtuar se edhe Lufta e Parë Botërore ka filluar në Ballkan.

Kryeministri i Luksemburgut ka treguar edhe për integrimin e kosovarëve në vendin e tij.

Dua të them se në Luksemburgu i kemi 3 mijë kosovarë që kanë ardhur në Luksemburk dhe kanë gjetur shtëpitë e tyre, kur ka qenë kohë vështir në Kosovës. Dhe një zyrtar policor, i cili kujdeset për mua është nga këtu. Pra, edhe pse jetojnë në vendin tim, ata janë krenar për rrënjët e tyre. Ne kemi pjesë të Kosovës në Luksemburg”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme