Kryediplomatja sllovene Tanja Fajon sot viziton Kosovën - NACIONALE

Kryediplomatja sllovene Tanja Fajon sot viziton Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme në Kosovë pritet të qëndrojë Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon. Kryediplomatja sllovene sot të ketë takime me lidershipin e Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta presë në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Fajon do të takohet edhe me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz. Pas takimeve bilaterale, të dy ministret do të mbajnë konferencë për media.

Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, njofton se ato do të bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, ngjarjet e brendshme politike në Kosovë dhe situatën në rajon.

Ndryshe Fajon është emër i njohur për publikun kosovar pasi ajo edhe kur nuk ishte ministre e punëve të jashtme të Sllovenisë ka pasur pozicione që e kanë sjellë shpeshherë në Kosovë, sidomos për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Lajme të ngjashme