Kryediplomatja Gërvalla nuk e fshiu kurrë nga Facebooku barcoletën pa shije për ShBA-të
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleati më i madh i Kosovës, sot zgjedhin presidentin ose presidenten.
Disa prej liderëve në vend, janë deklaruar në lidhje me rezultatin e mundshëm zgjedhor, duke thënë se nuk ka sinjale se mund të ndryshojë qasja pavarësisht se kush fiton.
Për këtë, foli dje edhe kryediplomatja Donika Gërvalla, e cila u shpreh:
“Si Republikë e Kosovës që përbën popullin në pro-amerikan në botë, jemi me fat që në SHBA kemi pasur mbështetjen e të dyja kampeve, si ai Demokrat edhe kampi Republikan. Prandaj, nuk shoh asnjë sinjal që një gjë e tillë të ketë ndryshuar gjatë rrugës. Miqësia me Amerikën nuk forcohet me fjalë, por me punë”.
Derisa aktualisht po thotë se Kosova është populli më pro-amerikan në botë, para katër viteve, Gërvalla tallej me ShBA-të publikisht përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
“Një barcaletë, e treguar nga një punonjës i Ambasadës Amerikane:
„Pse është Amerika shteti më demokratik në botê?
Sepse nuk ka Ambasadë Amerikane!“” – shkruante tashmë kryediplomatja, në një postim që ende i figuron në llogarinë e saj.