Kronika e Lajmeve Qëndrore që vë në kritikë Përparim Ramën, në Facebook-un e RTK-së, e mbushur me ‘like’ e komente fallco - NACIONALE

Kronika e Lajmeve Qëndrore që vë në kritikë Përparim Ramën, në Facebook-un e RTK-së, e mbushur me ‘like’ e komente fallco

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kronika e shfaqur në Lajmet Qendrore të RTK-së, me titull “𝐓𝐫𝐞𝐠𝐮 𝐢 𝐠𝐣𝐞𝐥𝐛ë𝐫 𝐧ë 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐣𝐞 𝐭ë 𝐦𝐣𝐞𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞”, e cila vë në theks kritikën tek udhëheqësia e Kryeqytetit, përkatësisht premtimet e Përparim Ramës, me tu shfaqur në Facebook-un e RTK-së, është mbushur me ‘likes’ fallco, komente ‘fallco’ si dhe shumë klikime.

Derisa kronikat e tjera, variojnë ndërmjet 10 e 20 pëlqeime në Facebook, kjo kronikë u pëlqye nga 132 persona.

Por, me një zhbirim krejt të thjesht, vërehet se ‘pëlqimet’ në këtë kronikë janë bot, pra ‘fake acount’.

Madje edhe komentet:

Nuk dihet nëse përgjegjësit e Radio Televizionit Publik për këtë fushë, kanë vërejtur këtë aktivitet, në Facebook-un e tyre, por me disa klikime të thjeshta, vërehet se krejt angazhimi online në këtë kronikë është fallco.

Ndryshe, Rama do të përballet në balotazhin e 9 nëntorit me kandidatin e Vetëvendosjes, Hajrullah Çeku.

Lexo edhe këtë:

Lajme të ngjashme