Kritika ndaj Kurtit, kërkesë për hetim ndaj Mihalit: Opozita e shqetësuar me gjendjen e KEK-ut
Me propozimin e LDK-së e nënshkrimet e dy partive të tjera opozitare, PDK e AAK, sot është mbajtur seanca e katërt e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës. Në këtë seancë, ku sërish munguan deputetët e pushtetit, u diskutua rreth skandaleve të fundit të Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Opozita ka pasur shumë kritika për mënyrën se si pushteti ka udhëhequr me këtë ndërmarrje të rëndësishme publike.
Në fjalën e tij, Arben Gashi, shef i grupit parlamentar të LDK-së, prezantoi projektrezolutën, e cila tashmë është mbështetur edhe nga PDK, AAK dhe deputetët e pavarur. Mes tjerash, Gashi ka treguar se përmes projektrezolutës kërkohet hetim ndaj Dejona Mihalit, koordinatores së Lëvizjes Vetëvendosjes, mesazhet e sëcilës me ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, u publikuan nga Nacionale.
“Kuvendi kërkon një hetim tëp lotë për rolin e personit të quajtur Dejona Mihali dhe çdo personi tjetër që ka ushtruar ndikim të jashtëligjshëm në menaxhimin në KEK dhe procest e rekrutimit, duke përfshirë punësimet e jashtëligjshme.” – ka thënë ai.
Në anënë tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti për situatën në KEK. Në adresimin e tij, Tahiri ka thënë se KEK menaxhohet prej njerëzve të pushtetit që gati 5 vite.
“Kemi hyr në vitin e 5-të ku Korporata Energjetike e Kosovës menaxhohet nga njerëzit e deleguar nga VV-a. Pra, nëse shohim në total buxheti që është shpenzuar për këto vite e kalon shifrën rreth 600 milionë euro, që në fakt nuk dihet dimë saktësisht se nga kush janë menaxhuar. A janë menaxhuar nga Bordi, a janë menaxhuar nga drejtori, janë menaxhuar nga Dejona, a janë menaxhuar nga Nagipi apo janë menaxhuar nga Martini”, ka thënë Tahiri.
Ndërsa deputeti i LDK-së, Driton Selmani, ka treguar se LDK-ja ka bërë kallëzim penal, por “asnjë përgjegjësi të vetme politike nga kjo qeveri”.
“Ne qysh me kohë kemi ngritur shqetësimet tona, jemi bërë e më shumë së pesë debateve parlamentare, kemi udhëhequr komisionin hetimor. Po ashtu kemi bërë edhe kallëzim penal, por fatkeqësisht, asnjë përgjegjësi e vetme politike nga kjo qeveri. Nëse mbani mend zotin Kurti dikur kur thoshte që populli i Kosovës dhe njerëzit e Kosovës po rrinë mbi thëngjill, mbi linjit dhe po paguajnë rrymën shumë shtrejt. Me të ardhur në pushtet, krejt çka ndodhi: energjia elektrike në Kosovë u rrit për 100 për qind pothuajse.” – tha deputeti i LDK-së.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka pasur një pyetje për Qeverinë e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, në lidhje me një shpërthimi që ndodhi në KEK javën e kaluar.
“Është bërë dhe po bëhet presion i madh te punëtorët se pse deputeti është i informuar, por as Qeveria, as KEK-u nuk e kanë raportuar ende se sa është dëmi material nga kjo plasje. Sa ishte dëmi financiar nga ndërprerja e Bllokut A4 rreth pesë ditë?” – ishte pyetja e Shalës, transmeton Nacionale.
Në lidhje me mungesën e deputetëve të VV-së, Ehat Miftaraj, analist dhe drejtor ekzekutiv i IKD-së, ka pasur një interpretim interesant.
“Partia ne pushtet permes bojkotit ben perpjekje per te amnistuar korrupsionin, per te luftuar luften kunder korrupsion per t'i ofruar vetes amnisti per aferat korruptive” – ka shkruar Miftaraj, ndër të tjera.