Krijimi i Qeverisë nga opozita, Haradinaj: Ka komunikim të ndërsjellë, ka gatishmëri që të ecim
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, edhe njëherë ka shprehur gatishmërinë e tij për formimin e qeverisë se re nga opozita.
Ai ka bërë me dije se për këtë çështje tashmë ka një komunikim.
Megjithatë, Haradinaj e ka pranuar nuk ka ndonjë avancim konkret në këtë drejtim.
“Besoj që veç shihet se shumicën e ka opozita. Kuptohet pas afateve kushtetuese opozita mund ta krijojë qeverinë. Besoj kjo është ajo që na takon neve si opozitarë, që të bashkohemi dhe të krijojmë qeverinë nga opozita. Ka komunikim të ndërsjellë, nuk ka ndonjë avancim konkret për shkak se janë edhe afatet kushtetuese por besoj ka gatishmëri që të ecim”, ka thënë Haradinaj, raporton KosovaPress.