Krerët e shtetit në takim me QUINT-in, temë anëtarësimi i Kosovës në KiE - NACIONALE

Krerët e shtetit në takim me QUINT-in, temë anëtarësimi i Kosovës në KiE

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre krerët më të lartë të shtetit, Presidentja e Kosovës, Kryeministri i Kosovës dhe Kryetari i Kuvendit kanë zhvilluar takim me pesë ambasadorët e QUINT-it, ku siç u tha në komunikatën e Presidencës fare shkurtazi, që temë ishte aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Takimi i Presidentes Osmani, Kryetarit Konjufca dhe Kryeministrit Kurti bashkë me ambasadorët e shteteve të Quint-it lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, u tha në komunikatë.

Në dritën e shqyrtimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në mes të prillit është përfolur që shtetet e QUINT-it është e mundur që të vendosin miratimin e draft-Statutit të Asociacionit për rishikim kushtetues si kusht për votimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Lajme të ngjashme