Krerët e shtetit e politikanë të tjerë urojnë besimtarët për festën e Kurban Bajramit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e politikanë të tjerë të Kosovë, kanë urar ftestën e Kurban Bajramit. Ata kanë uruar për solidaritet, dashur e tolereancë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Kurban Bajramit.
Ajo ka uruar që kjo festë të sjellë gëzim, paqe dhe begati.
“Uroj që festa e Kurban Bajramit të sjellë gëzim, paqe dhe begati në familjet tuaja! Kjo festë bashkon njerëzit, ndaj në këtë ditë hapen jo vetëm dyert, por edhe zemrat për ta shpërfaqur traditën tonë, si dhe shpirtin solidar për të ndarë diçka nga vetja për ata që kanë nevojë.”
“Kurban Bajrami është festë e sakrificës, mundësi për reflektim, dhembshuri dhe mirënjohje. Shtëpitë tuaja në këtë ditë feste qofshin të mbushura me gëzim, dashuri, mirëkuptim dhe tolerancë. Urime dhe gëzuar festa e Kurban Bajramit!” – ka shkruar Osmani.
Edhe kryeministri, Albin Kurti ka uruar festën e Kurban Bajramit.
Ai ka thënë se në këtë festë duhet të kemi më shumë mirësi, bujari e kujdes ndaj të gjithëve.
“Gëzuar kjo festë që është edhe kujtesë për vlerat e sakrificës dhe devotshmërisë. Për të qenë falënderues për bekimet tona dhe për t’i ndarë me ata që kanë më shumë nevojë. Për më shumë mirësi ndaj njëri-tjetrit, bujari e kujdes për të gjithë, e përbashkim rreth thirrjes për vepra të mira.” – ka shkruar Kurti.
Më tej, ai ka thënë se në këtë festë duhet të jemi zemër hapur.
“Me zemra të hapura dhe duar të zgjatura njëri-tjetrit, në këtë Kurban Bajram, le të ndajmë gëzimin me të gjithë ata që na rrethojnë. Le të jemi zemërgjerë, jo vetëm me të mirat materiale, por edhe me kohën, dashurinë dhe mbështetjen tonë. U shtoftë solidariteti ndër ne. Sakrifica e dëlirë u bëftë shpërblim për më të mirën në ne.” – ka uruar ai.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka uruar besimtarët për festën e Kurban Bajramit.
Hamza ka uruar solidaritet, përkujdesje e mbështetje ndaj njëri-tjetrit.
“Solidarizohemi, përkujdesemi dhe e mbështesim njëri-tjetrin, duke treguar bujari, fisnikëri dhe tolerancë, si vlera të përhapura mes nesh. Të pandarë, duke i kultivuar këto vlera, duke u angazhuar për të mirën e përgjithshme, kudo e kurdo, ne e krijojmë një të ardhme më të mirë në vendin tonë.” – ka uruar ai.
“Shumë gëzime, mirësi e begati për ju dhe familjet tuaja!” – ka shkruar Hamza.
Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar festën e Kurban Bajramit.
Ai ka thënë se në këtë ditë duhet të forcojmë më shumë dashurinë dhe sakrifikicën tonë ndaj Krijuesit.
“Kjo festë ashtu siç simbolizon sakrificën për paqe e lumturinë e njerëzve ndaj njëri-tjetrit, ashtu le ta forcojë e fisnikërojë ndjenjën e solidaritetit për tu bërë më të mirë e të mirat t’i ndajmë me të tjerët. Sepse, të jesh afër në mirësi e të ndash aq sa ke me të tjerë në vështirësi, është virtyt madhështor njerëzor.”
“Në festa sikurse kjo e sotmja ne përpiqemi të forcojmë më shumë dashurinë dhe sakrificën tonë ndaj Krijuesit – prandaj mirësia e mbarësia le të bëhen pjesë e përditshmërisë tonë; për vendin, për shoqërinë dhe për njëri-tjetrin.”
“Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal, ua uroj festën e Bajramit të vogël. Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja!” –ka shkruar ai.