“Krenar me ty”, reagon vëllai i kandidates për presidente
Feride Rushiti, kandidatja për presidente e propozuar nga VV-ja, ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë.
Pas propozimit të saj, ka reaguar vëllai i saj Ylber Rushiti.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka postuar një fotografi me motrën duke u shprehur krenar.
“Krenar me ty motër”, ka shkruar ai.
Gazeta Nacionale ka tentuar disa herë të kontakton Feride Rushitin, por ajo nuk ka qenë e qasshme.