Krejt opozita e lëshon mbledhjen e Kuvendit: Revoltë kundër vlerës së koeficientit - NACIONALE

Krejt opozita e lëshon mbledhjen e Kuvendit: Revoltë kundër vlerës së koeficientit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të gjitha partitë opozitare e kanë lëshuar mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Kjo si pasojë e pakënaqësisë në lidhje me vlerën e përcaktuar prej 105 euro të koeficientit, raporton Nacionale.

Fillimisht nga seanca u largua PDK-ja, e pastaj edhe dy partitë e tjera në opozitë LDK-ja dhe AAK-ja.

Të gjitha vlerësuan se kjo vlerë e koeficientit është goditje për punëtorët e sektorit publik në Kosovë.

Në anën tjetër, përfaqësues të pushteti e kanë mbrojtur vendimin duke theksuar se asnjëherë nuk ka pasur buxhet më të madh për paga.

Lajme të ngjashme