Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë - NACIONALE

Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ngjarjet e ditës:

24 janar 2023

10:00
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj organizon prezantimin publik të raportit të punës për vitin 2022. (Amfiteatri i Universitetit të Shkencave të Aplikuara, Ferizaj)

10:00
Komisionipër Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton raportet e Komisioneve të përhershme për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

10:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton në parim Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

10:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjesdhe Peticione, shqyrton Raportet me Rekomandime për Projektligjin për Sigurinë Kibernetike dhe për Tubimet Publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

10:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, formon grupin punues për hartimin e planit të punës së komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N 225)
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjet për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe pёr Kinematografinë. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton vendimin e Qeverisë për Investitorin strategjik “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L.L.C” dhe plotësimndryshimin e Ligjit për energjinë. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)

13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021, dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për miratimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

13:00
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe U.D i drejtorit të Thesarit, Nysret Koca, raportojnë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

13:00
Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ”Shaban Shala”, bëhet zbulimi i muralit sensibilizues për fëmijët me aftësi të kufizuara në ditën ndërkombëtare të edukimit (Podujevë)
18:30
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit organizon Gala Mbrëmjen dhe ceremoninë e shpërblimeve për “Garën e Kuzhinierëve”. (Holiday Resort)

Lajme të ngjashme