Krejt çka ndodhi dje në Kosovë - NACIONALE

Krejt çka ndodhi dje në Kosovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në vazhdim ju sjellim raportin e plotë të Policisë së Kosovës për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur të martën në vendin tonë.

Hani Elezit / Një person arrestohet pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj nënës së tij

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Han të Elezit. I njëjti, sipas policisë, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

“Hani Elezit 08.03.2022 – 10:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë / Arrestohen katër burra dhe një grua, dyshohet se u morën me prostitucion

Katër burra dhe një grua janë arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se janë marrë me prostitucion.

Me vendim të gjykatës, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar katër meshkuj dhe një femër nën dyshimin e bazuar se janë marrë me prostitucion. Me vendim të gjykatës, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë

Istog / Ia mori paratë dhe e mashtroi se do t’ia rregullonte një vizë sllovene, arrestohet istogasi

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në fshatin Muzhevinë e Istogut, meqenëse i njëjti ka mashtruar një burrë tjetër se do t’ia rregullojë një vizë sllovene dhe ia kishte marrë paratë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Muzhevinë, Istog, 09.02.2021 – 13:00. Me 08.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka mashtruar viktimën mashkull kosovar se do t’i rregullojë në vizë sllovene, i ka marrë paratë dhe nuk ka rregulluar vizën”, thuhet në njoftimin e policisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.

Prizren / Vetura me targa të Shqipërisë godet tri këmbësore në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, mbrëmë rreth orës 19:10.

Një veturë me targa të Shqipërisë ka goditur tri këmbësore femra kosovare.

Viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore, pastaj janë liruar për në shtëpi. Rasti është duke u hetuar.

Vetëm në javën e fundit në Kosovë janë regjistruar më shumë se 160 aksidente.

Prishtinë / Kërcënoi një grua në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, arrestohet

Një person është arrestuar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë pasi kishte kanosur një grua.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Ferizaj / Gjobë ndaj tre shoferëve dhe heqje e patentës në Ferizaj

Tre shoferë janë dënuar me gjobë dhe heqje të patentë shoferit gjatë mesnatës së 8 dhe 9 marsit në Ferizaj.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikatë për medie nga Policia e Kosovës.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëmë në mes të datave 08 dhe 09 mars 2022, në rrugët ‘’Brahim Ademi’’ dhe ‘’Driton Islami‘’ në Ferizajt ka ndaluar tre shoferë të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion ‘’Përdorimi i alkoolit gjatë ngasjes”, “Tejkalim i shpejtësisë’’.

Lajme të ngjashme