Krasniqi: Viti 2023 duhet të na gjejë më të bashkuar dhe më të fortë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ua ka uruar qytetarëve të Kosovës festen e Vitit të Ri.
Përmes një video-mesazhi të postuar në profilin e tij në “Facebook”, ai ka thënë se viti 2023 duhet të gjejë Kosovën më të bashkuar në përballje me sfidat.
“Viti 2023 duhet të na gjejë më të bashkuar dhe më të fortë për të përballuar sfidat që na presin. Ky është mesazhi im në këtë ndërrim të moteve. Gëzuar të gjithëve”, ka thënë Krasniqi.
Në këtë mesazh, ai ka përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së të cilët prej dy vitesh gjenden në paraburgim në Hagë.
“Me mall e nga larg, edhe këtë vit, urimet më të përzemërta ua dërgoj luftëtarëve të lirisë që tash ndodhen në Hagë, e të cilët ia dhuruan Kosovës festën më të madhe – lirinë dhe pavarësinë, dinjitetin dhe krenarinë. Gëzuar të gjithëve!”, është shprehur Krasniqi.