Krasniqi: Vetëvendosja shpejt e harroi sakrificën e Heroit Afrim Bunjaku - NACIONALE

Krasniqi: Vetëvendosja shpejt e harroi sakrificën e Heroit Afrim Bunjaku

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar rëndë lëvizjen Vetëvendosje. Krasniqi, pas mungesës së deputetetëve të VV-së, në Kuvend për të miratuar rezolutën për Policinë e Kosovës, ka thënë se LVV-ja e harroi shpejt Heroin Afrim Bunjkau, dhe kolegët e tij që sakrifikuan.

Krasniqi tutje ka shkruar se PDK nuk do të ndalet deri në miratimin e kësaj resolute, që parasheh ndihmë konkrete për policinë.

E plotë:

Pushteti e do policinë vetëm për mburrje – refuzon që ta ndihmojë e ta forcojë!

Sot, për herë të dytë brenda një jave, Lëvizja Vetëvendosje kundërshtoi Rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila, me miratimin e saj, do të ndihmonte shpejtë dhe konkretisht Policinë e Kosovës.

Është e mjerueshme dhe për keqardhje kjo qasje e pushtetit ndaj policëve tanë. Shpejt e harruan sakrificën e Heroit Afrim Bunjaku dhe kolegëvë të tij, të cilët, çdo ditë e vënë jetën e tyre në rrezik për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe sovranitetin e shtetit tonë.

Por, PDK nuk do të ndalet. Ne do të insistojmë, përmes të gjitha mënyrave dhe mekanizmave që këtë Rezolutë ta miratojmë.

Shtesat për rrezikshmërinë, sigurimi shëndetësor dhe miratimi i Ligjit për pensionim të parakohshëm – janë më të paktat që meritojnë policët tanë.

Lajme të ngjashme