Krasniqi: Veprimet e paligjshme në veri janë të papranueshme - NACIONALE

Krasniqi: Veprimet e paligjshme në veri janë të papranueshme

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar për situatën e sotme në veri.

Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se vendosja e barrikadave në veri është e papranueshme dhe ka ftuar Qeverinë e Kosovës për siguri të lëvizjes në veri të vendit.

“Vendosja e barrikadave dhe veprimet e paligjshme në veri të vendit janë të papranueshme. Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë liri të lëvizjes dhe respektim të ligjit në çdo cep të vendit tone”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu opozitar ka shkruar se institucionet e sigurisë duhet të jënë në shërbim të ruajtjes së rendit publik dhe këto verprime duhet të kordinohen edhe me partneritetin ndërkombëtar.

“Këto veprime duhet të koordinohen edhe me partnerët ndërkombëtarë, të cilët i ftoj që t'i monitorojnë dhe denoncojnë provokimet dhe veprimet e paligjshme të strukturave kriminale në veri të vendit, që qartësisht janë të sinkronizuara me Beogradin zyrtar’, ka thënë Krasniqi, ku i ka ftuar qytetarët serb që të mos manipulohen.

“Ftoj qytetarët e komunitetit serb që të mos lejojnë të manipulohen nga politika destruktive e Serbisë që ka synim destabilizimin e vendit tonë. Të gjithë duhet të punojnë për mbarëvajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë për qytetarët, duke garantuar lëvizjen e lirë për të gjithë”, ka përfunduar Krasniqi.

Lajme të ngjashme