Krasniqi uron Veselin për ditëlindje: Kryetar, dielli do të lind përsëri
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka uruar për ditëlindje ish-kryetarin e kësaj partie, Kadri Veseli, i cili sot mbush 57 vite.
Në profilin e tij në “Facebok”, ai ka postuar një foto me Veselin me një mbishkrim të veçantë.
“Urime ditëlindja, Kryetar! Dielli do të lind përsëri!”, ka shkruar Krasniqi.
Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, prej disa vitesh gjendet na paraburgim në Hagë.
Ai se bashku me Hashim Thaçin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin akuzohet për krime lufte.