Krasniqi tregon se kush janë të rinjtë që erdhën nga Zvicra për protestë
Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka treguar se për protestën e sotme kundër Gjykatës Speciale kanë ardhur edhe disa bashkatdhetarë nga diaspora.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka prezantuar dy të rinj që kanë ardhur nga Zvicra për t`i shprehur pakënaqësitë me Gjykatën Speciale.
“Liria dhe Alberti erdhën nga Zvicrra, sot, enkas për protestë. Në mbrojtje të UÇK-së e vlerave t'lirisë!”, ka shkruar Krasniqi.