Krasniqi tallet pak me Muratin: Përveç ekonomistëve të VV-së që janë bërë ekspertë ligjorë - NACIONALE

Krasniqi tallet pak me Muratin: Përveç ekonomistëve të VV-së që janë bërë ekspertë ligjorë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ironizuar me mendimet e Hekuran Muratin për aktgjykimin e Kushtetueses.

Pas ndërprerjes së seancës, ai ka thënë se përveç ekonomistëve të VV-së që janë bërë ekspertë ligjorë, të gjithë të tjerët e dinë se ndryshimi i rendit të ditës në seancën konstituive është kunderkushteteus.

“Kemi pritu shumë që kjo të ndodh para datës 26, janë edhe tri ditë, ndoshta do ta qartësonte çështjen e votimit të fshehtë, i cili në leximin tonë dhe të gjithë ekspertëve, përveç atyre ekonomistqve të VV-së që janë bërë ekspertë ligjorë, të gjithë të tjerët e dimë se ndryshimi i rendit të ditës nuk mund të ndodhë”, ka thënë Krasniqi, duke dhënë detaje tjera.

“Kështu që, nuk me takon ta them, sepse vërtet nuk e ka qartësuar Gjykata Kushtetuese nëse nuk arrijmë që ta kosntituojmë brenda 30 dite, pikëpyetje e madhe është a kemi të drejtë ta konstutuojmë ditën e 31-të”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme