Krasniqi takon deputetin kanadez që është dhëndër i Kosovës - NACIONALE

Krasniqi takon deputetin kanadez që është dhëndër i Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim në takim deputetin kanadez Kyle Seeback, i cili është edhe dhëndër i Kosovës.

Ai ka bërë me dije se me deputetin kanadez ka diskutuar për raportet në mes të dy shteteve dhe fuqizimin e tyre.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se deputeti Kyle vazhdimisht e ka mbështetur Kosovën.

“Në selinë e PDK-së, kisha kënaqësinë që të pres dy mysafirë të veçantë - deputetin kanadez, që tashmë është bërë edhe dhëndërr i Kosovës, Kyle Seeback, si dhe bashkëshorten e tij, Fluturën. Me Kyle, i cili është anëtar i Grupit të Miqësisë me Kosovën, si dhe Ministër në Hije për Tregti Ndërkombëtare, diskutuam për raportet mes dy shteteve tona dhe mundësitë e fuqizimit të këtyre raporteve. Kanada në përgjithësi, e Kyle në veçanti, janë krah i rëndësishëm i mbështetjes ndaj shtetit dhe popullit tonë. Faleminderit për vizitën, Kyle dhe Flutura!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme