Krasniqi: Rrëmbimi i policëve të Kosovës nga Serbia, shkelje flagrante e sovranitetit - NACIONALE

Krasniqi: Rrëmbimi i policëve të Kosovës nga Serbia, shkelje flagrante e sovranitetit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka dënuar ashpër rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga njësitë speciale të Policisë së Serbisë.

Ai ka bërë me dije se kjo është një shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës!

Sipas tij, ky aksion i forcave serbe tregon qartë qëllimin e Serbisë për të shkaktuar tensione dhe për të kërcënuar paqen në rajon.

I pari i PDK-së ka kërkuar nga Qeveri e Kosovës që të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për lirimin e menjëhershem të policëve të rrëmbyer.

Partia Demokratike e Kosovës shpreh indinjatën e thellë dhe denoncon ashpër rrëmbimin e sotëm të tre policëve të Kosovës nga njësitë speciale të Policisë së Serbisë. Kjo është një shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës! Aksioni i forcave serbe tregon qartë qëllimin e Serbisë për të shkaktuar tensione dhe për të kërcënuar paqen dhe sigurinë në rajon. Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për lirimin e menjëhershem të policëve të rrëmbyer dhe për të garantuar integritetin territorial të Kosovës dhe sigurinë e qytetarëve tanë”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme