Krasniqi: Preferencat e PDK-së për mbajtjen e zgjedhjeve janë 12 ose 19 tetori
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka treguar se PDK-ja preferon si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale 12 ose 19 tetorin.
Pas takimit me presidenten Osmani, ai ka bërë me dije se PDK nuk kundërshton as datat tjera.
“Unë e njoftova presidenten dhe të pranishmit se të gjitha datat janë të pranueshme. Por preferenca ime ishte 12 ose 19 tetor. Nuk ka shumë dallime te pjesa e datave të partive”, ka thënë Krasniqi.