Krasniqi: Për teke të një personi po mbetet peng shteti, kjo është e turpshme - NACIONALE

Krasniqi: Për teke të një personi po mbetet peng shteti, kjo është e turpshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se është e turpshme që konstituimi i Kuvendit po mbetet peng i një personi.

Pas ndërprerjes se seancës se sotme, ai ka thënë se një gjë e tillë është e pa tolerueshme.

“Është komplet e pakuptimtë, është e turpshme që për teke të një personi, të një kandidati, të një deputeteje, me mbet peng shteti. Kjo është pengmarrje e shtetit të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka ftuar VV-në që të ndryshon propozimin për kryetare të Kuvendit.

Sipas tij, një gjë e tillë po ndodh meqenëse Albin Kurti nuk i ka votat për të qenë sërish kryeministër i Kosovës.

Lajme të ngjashme