Krasniqi për përgjimin e Kusarit: Pa mandatin e Kurtit, askush s’guxon me komuniku me Radojiçiqin - NACIONALE

Krasniqi për përgjimin e Kusarit: Pa mandatin e Kurtit, askush s’guxon me komuniku me Radojiçiqin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka dhënë një intervistë në T7, ku ka folur për përgjimet e Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, të cilat i publikoi Nacionale, ku kuptohej se Kusari ka biseduar me Milan Radojiçiqin, i sanksionuar nga ShBA-ja dhe i dyshuar nga Kosova për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Krasniqi ka thënë se askush nuk flet me Radojiçiqin pa pasur mandatin nga kryeministri Albin Kurti.

“E mbron sepse s’guxon as Mimoza e askush tjetër me komuniku me Slavko Simiqin e lëre më me Radojciqin, pa e pasur mandatin nga kryeministri për me folë.” - theksoi kreu i PDK-së.

Lajme të ngjashme