Krasniqi për Adi Krastën: E kishim idol, na doli karikaturë
Adi Krasta, U.d Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së pasi refuzoi që edhe të shtynte para raportin e komisionit hetimor për shkeljet e mëdha profesionale dhe etike që bëri televizioni publik me riprodhimin e një lajmi të rremë nga një media boshnjake, Slobodna Bosna kundër Nacionales dhe Periskopit, tashmë e ka gjetur veten para një mali kritikash publike.
Gazetarë të shquar vendor e figura publike veçse kanë shprehur habi të mëdha ndaj qëndrimeve konfirmuese e konformuese të Krastës ndaj pushtetit vendor të Vetëvendosjes dhe kapjes së televiziont publik nga ta.
Redaktori në KTV, Besnik Krasniqi shkroi në një reagim se Adi Krastën “e kemi pas idol, na doli karikaturë”.