Krasniqi: PDK konsistente, nuk e dimë pse LDK ndërroi qëndrimin
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kjo parti, vazhdon të jetë konsistente në qëndrimet e saj, pasi nuk e votoi Nenad Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit.
“PDK është partia e vetme me qëndrime konsistente. Ashtu bëmë edhe sot duke abstenuar për nënkryetarin e komunitetit serb.
Ajo që është e rëndësishme është që të gjindët një mekanizëm që na dërgon drejt zgjedhjeve.
Nuk e dimë se si vendosin dhe pse vendosin dhe cilat janë arsyet. Sa na përket neve si PDK edhe para aktgjykimit edhe tash, ne kemi mbajtë qëndrimin e njëjtë.
Mendoj që ka pasë hapësirë tjetër për konsiderim të konstituimit legal apo kushtetues”, tha ai.