Krasniqi: Nuk kam marrë ftesë nga Kurti, jemi në bisedime me partitë e tjera - NACIONALE

Krasniqi: Nuk kam marrë ftesë nga Kurti, jemi në bisedime me partitë e tjera

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk ka marrë ftesë nga Kurti për takim.

Ai tha se janë në konsultime me partitë e tjera në opozitë, nëse VV-ja nuk arrin ta formojë qeverinë.

Këto deklarata ai i tha para regjistrimit si deputetë.

“Siç ju kemi njoftuar, ne kemi një komunikim të vazhdueshëm me partitë opozitare dhe besoj shumë që, duke respektuar rendin kushtetues, në momentin kur një gjë e tillë merr edhe validitetin legal – pas dështimit potencial, po e quaj kështu, të partisë së parë për të formuar qeverinë e re – ne shumë shpejt jemi të gatshëm t’ua ofrojmë qytetarëve dhe vendit një qeveri tjetër.”

Ai tha se nuk do të duhej të ishte problem zgjedhja e kryetarit të Kuvendit më 15 prill.

Kushtetuta parasheh që më 15 të konstituohet Kuvendi. Nuk është e thënë që ne patjetër të votojmë, krejt çka presim është që më 15 të propozohet kryetari i Kuvendit, dhe ne të propozojmë nënkryetarët. Pse duhet të jetë problemi të votohet kryetari i Kuvendit? Nuk është telashe të bëhen 61 vota. Unë vetëm shpresoj që do të ketë respektim, së pari të vullnetit qytetar, votës së qytetarit, dhe Kushtetutës së Kosovës. Të martën, partia e parë duhet të propozojë kryetarin e Kuvendit – kjo është me rëndësi të ndodhë. Në momentin që ndodh kjo, jam i bindur se nuk do të ketë asnjë telashe që të bëhen 61 vota.”, tha ai, raporton EO.

Lajme të ngjashme