Krasniqi: Lajçakut ia shpreha rezervat për marrëveshjen, në Kuvend nuk e përkrahim - NACIONALE

Krasniqi: Lajçakut ia shpreha rezervat për marrëveshjen, në Kuvend nuk e përkrahim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në një konferencë për media, Krasniqi ka deklaruar se para emisarit të BE-së, ka shfaqur shqetësimet që partia e tij i ka lidhur me Planin e BE-së.

‘’Zotëri Lajçak, ja shpreha edhe njëherë qëndrimin e Partisë demokratike të Kosovës, rezervat të cilat i kemi sa i përket marrëveshjes, për arsye të cilat i kemi diskutuar edhe në të kaluarën. Ne kemi qenë mbështetës të dialogut edhe në të kaluarën, duke pritur një marrëveshje finale e cila sjell një njohje të ndërsjellët, ky ka qenë gjithmonë qëndrimi ynë por edhe i partnereve ndërkombëtare’’- ka deklaruar Krasniqi.

I pari i PDK-së, ka deklaruar se nuk është i kënaqur më marrëveshjen e cila i është prezantuar.

‘’Fatkeqësisht ajo që kemi sot në tavolinë është një marrëveshje e përkohshme jo më njohje të ndërsjellët por me asociacionin në qendër padyshim se ne nuk mund të flasim për produktin aktual pa diskutuar për rrugën si kemi mbërritur këtu. Përgjegjësia e Kurtit, është direkte për faktin që për dy vite ai e ka humbu mundësinë për të bindur mbështetësit tanë për të na mbështetur në realizimin e qëllimeve tona.’’- ka deklaruar Krasniqi.

Sipas Krasniqit, qëllimi themelor dhe kryesor i dialogut ka qenë gjithmonë njohja e ndërsjellët.

‘’Sot nuk kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse, nuk kemi një marrëveshje finale, sot nuk kemi një njohje të ndërsjellët. Sot kemi një marrëveshje të përkohshme. Sot e kemi Asociacionin të cilin nuk e kundërshtojmë sepse nuk e kemi kundërshtuar as më herët sepse ai edhe kur të themelohet duhet të jetë në pajtim më Kushtetutën e Kosovës pa dyshim, por kemi nene te caktuar në marrëveshje që rrezikojnë përtej Asociacionit, e çka është me e keqja edhe përtej Kushtetutës...’’- ka deklaruar ai.

Sipas tij, PDK-ja nuk do ta përkrah këtë marrëveshje në Kuvend.

"Pa dyshim që qëndrimi i SHBA nuk ka ndryshuar, ata besojnë që përfundim të jetë me njohje në qendër. Prej njohjes së ndërsjellë kemi njohjen eventuale. Ky është shqetësimi jonë. Është obligim që të sillet në Kuvend. Kur do që të sillet në Kuvend nëse është ky aneks nuk do ta ketë votën e PDK. Por do ta shohim marrëveshjen finale”, ka dekalruar ai.

Ndryshe, pas konferencës, z. Krasniqi e ka bërë edhe një postim në lidhje me këtë çështje.

Lajme të ngjashme