Krasniqi nga dega e PDK-së në Viti: Shtabet e PDK-së, në çdo komunë, janë në krye të detyrës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë aktiviteteve të tij mobilizuese në terren, ka zhvilluar një vizitë në Komunën e Vitisë, ku u takua me anëtarët e shtabit zgjedhor të kësaj komune.
“Shtabet e PDK-së, në çdo komunë, janë në krye të detyrës. Më të mobilizuara, më të mëdha dhe më të gatshme se kurrë për fitoren tonë të madhe më 9 shkurt. FITORE! #PDK131 #MaMirë”, ka thënë Krasniqi.
(Hapësirë speciale e sponzorizuar)