Krasniqi: Ndërperja e sotme e seancës, akt i paprecedent dhe i papranushëm - NACIONALE

Krasniqi: Ndërperja e sotme e seancës, akt i paprecedent dhe i papranushëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka dalë me një shkrim pasi për herë të dytë dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi në Facebook ka thënë se ndërprerja e sotme e seanës është akt i paprecedent dhe i papranueshëm.

“Ndërprerja e sotme e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, nga Kryesuesi i saj, është një akt i paprecedent dhe i papranueshëm. Ky veprim arbitrar, i ndërmarrë në mënyrë të njëanshme dhe i shtyrë nga koalicioni VV-Guxo-Alternativa, përbën një uzurpim të pastër institucional dhe një tentativë të rrezikshme për ta bllokuar funksionimin demokratik të Republikës së Kosovës.

Deputetët e zgjedhur dhe të certifikuar nuk u lejuan që ta votojnë raportin e Komisionit përkatës, që do t'i hapte rrugë betimit të tyre si përfaqësues të qytetarëve në Kuvend. Kjo është një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe rregullave të funksionimit të legjislativit tone” – ka shkruar ai.

Tutje, Krasniqi ka theksuar sërish se kryesuesi i seancës nuk ka mandate për të zhvilluar konsultime e as pë ta ndërperë seancën.

“Është e qartë se koalicioni që ka dalë i pari në zgjedhje, i vetëdijshëm për mungesën e shumicës parlamentare, po përdor skenarë të parapërgatitur për ta penguar themelimin e institucioneve.

Kryesuesi i seancës nuk ka mandat as për të zhvilluar “konsultime” e as për ta ndërprerë seancën sipas tekeve të tij, por vetëm për ta drejtuar seancën konstituive dhe për të proceduar me hapat që i parasheh skenari i seancës, të cilin sot nuk e respektoi fare” – tha ai.

Lajme të ngjashme