Krasniqi: Mediat i sulmojnë vetëm shoqëritë e korruptuara - NACIONALE

Krasniqi: Mediat i sulmojnë vetëm shoqëritë e korruptuara

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka shkruar një status në mbrojtje të mediave në Kosovë.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sulmi i mediave bëhet vetëm nga një shoqëri që është kapluar nga korrupsioni, klientelizmi dhe neporizmi.

“Në një shoqëri të kapluar nga klientelizmi, nga korrupsioni, nga nepotizmi dhe nga provincializmi primitiv, liria e të gjithëve është e kërcënuar”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i tij i plotë:

Në një shoqëri të kapluar nga klientelizmi, nga korrupsioni, nga nepotizmi dhe nga provincializmi primitiv, liria e të gjithëve është e kërcënuar. Por, liria e medies në rend të parë, meqë mbyllja e gojës së saj, është kusht për vazhdimin e gjendjes, pa qenë akterët keqbërës të trazuar.

Lajme të ngjashme